Të martën mediat gjermane kanë raportuar se klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje talentin anglez.
Sancho është kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi, që tentoi transferimin e tij para fillimit të këtij sezoni por ishte klubi gjerman që kërkonte 110 milionë euro për ta lënë të lirë.
20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.
Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 13 asistime.