Damat më të njohura këtë sezon kanë vendosur që të dalin në shëtitje në trendët aktualë, ndërsa në mesin e tyre edhe aksesorë më efektivë: sandalet!
Po ju paraqesin modelet më të bukuar të sandaleve për pranverë dhe verë të cilat mund t’ju shërbejnë si inspirim!
Aktorja Reese Witherspoon është fotografuar në shëtitje relaksi në qytet, kur i kemi vërejtur papuçet e saj relaksuesse.
Manekinia e bukur Kendall Jenner për shëtitje në mbrëmje ka zgjedhur të mbathë sandale efektive, me detaje të lakuara përreth lëkurës të cilat shkojnë deri te gjunjët.
Rosie Huntington Whiteley mbath sandale bojëkafe me take, të cilat janë të zbukuruara me toja dhe resa, definivisht do të shënojnë verën!
Emma Roberts është dama e cila admiron modën e rehatshme dhe të shkujdesur. Këto na ka treguar me veshjen “chic”, si edhe me sandalet bojëkafe nga lëkura e antilopës, me taka të ulëta.
Këngëtarja amerikane Selena Gomez, pos që këtë herë ka veshur outfit interesant i cili përbëhet nga duksi dhe pantallonat me vija, ajo na ka treguar edhe sandalet e përsosura të cilat përbëhen nga dy rripa. Ato janë të bardha, të thjeshta dhe shumë të bukura!
Ka kohë që nuk kemi pasur rastin të shohim aktoren Minka Kelly. Ajo ka veshur pjesë basic, si p.sh. xhinse dhe fanella, të cilat për mrekulli i ka kombinuar me sandalet e bukura të lëkurës ngjyrë të bardhë, të cilat duken shumë të rehatshme por edhe trendi!