Kandidati demokrat për presidencë, Bernie Sanders do ta “rishqyrtojë kandidimin e tij” pas humbjeve të radhës ndaj Joe Bidenit në garat e të së martes nëpër shtete të SHBA-së.
Bideni ka fituar në të trija shtetet amerikane që kanë votuar, duke e rritur epërsinë.
Sandersi do t’i shqyrtojë opsionet e tij me përkrahësit, ka bërë të ditur ekipi i tij, raporton BBC.
Ndërkohë, Bideni u ka bërë apel përkrahësve të Sandersit që ta mbështesin atë si kandidat të Partisë Demokrate, për t’u përballur me presidentin Donald Trump gjatë nëntorit.