Sane i lumtur që i është bashkuar Bayernit

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Leroy Sane është shprehur i lumtur që në edicionin e ri do të jetë pjesë e Bayern Muenchenit.

Ai iu bashkua Bayernit nga skuadra e Manchester Cityt për 49 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin bavarez ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

“Bayerni është një ekip i madh me synime të mëdha, të cilat më përshtaten mua si futbollist. Me padurim pres ta fillojë këtë sfidë të re dhe që të stërvitem me ekipin. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin kurse Liga e Kampionëve është prioritet”, është shprehur Sane 24-vjeçar, transmeton KOHA.

Sane u largua nga City pas katër edicioneve, ku arriti të fitoj dy tituj kampioni në Premier League dhe disa trofe tjerë. Në total, ai për Cityn ka regjistruar 135 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 39 gola dhe ka asistuar 45 herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme