Sulmuesi i Manchester City, Leroy Sane, ka shprehur dëshirën që të konsultohet me legjendën e Manchester United, David Beckham.
Sipas Sun, gjermani dëshiron që me anglezin të konsultohet për të ardhmen e tij.
Sane ka qenë në cak të interesimit të Bayern Munich, pas një sezoni me City ku pati rol të pjesshëm në fitimin e tripletës.
Beckham kishte lënë Manchester United për t’u bashkuar me Real Madridin në 2003, para se të kalonte në LA Galaxy, Milan dhe PSG.