Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Gjermanisë, Leroy Sane, ka gjasa të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit, ndërsa adresë e ardhshme i tij po përmendet Bayern Muencheni, raportoi “The Athletic” të hënën.
Kampioni i Premier Leagues do të dëshironte të mbante sulmuesin anësor, por ai nuk është afër vazhdimit të kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2021.
Bayern Muencheni kishte insistuar për të transferuar Sanen në verë, mirëpo sulmuesi lëndoi ligamentet e gjurit gjatë fazës përgatitore.
City mund të vendosë të shesë atë në janar për të mos rrezikuar ta humbasë pa dëmshpërblim.