Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka thënë se sanksione e vëna ndaj Venezuelas do të mbesin në fuqi pavarësisht lirimit të burgosurit amerikan dhe gruas së tij.
Joshua Holt dhe gruaja e tij venezuelase, Thamy kanë arrit në SHBA ku u pritën nga senatori Bob Corker, i cili negocioni lirimin e tyre, shkruan BBC.
Holt më vonë është takuar edhe me presidentin Donald Trump në shtëpinë e bardhë.
Holt bashkë me gruan janë mbajtur në një burg në Venezuel për mbi dy vjet e gjysmë me akuzën për fshehje armësh.
“Shumë i nderuar që Josh Holt është kthyer në shtëpi te familja e tij”, ka thënë Pence.
“Sanksionet do të vazhdojnë deri sa demokracia të kthehet në Venezuelë”.