Irani i ka quajtur sanksionet e reja të SHBA-së ndaj liderit të suprem të vet dhe zyrtarëve të tjerë si mbyllje të përhershme të diplomacisë në mes të Tehrani dhe Uashingtonit.
“Vënia e sanksioneve të pabaza mbi liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei dhe drejtuesit të diplomacisë së – Ministrin të Jashtëm Mohammas java Zarif është mbyllje e përhershme e rrugës së diplomacisë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Abbas Mousavi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar dje urdhrin ekzekutiv për sanksione të reja ndaj Khamaneu dhe tetë komandantëve të Gardës Revolucionare në mes rritjes së tensioneve Iran-Amerikë.
Ai tha se kjo është ndërmarrë pas një serie të sjelljeve agresive të regjimit iranian në javët e fundit dhe pas rrëzimit të dronëve amerikanë.