Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, ka dhënë dorëheqje si lidere e Partisë Social Demokrate, ka njoftuar të mërkurën ajo, raportoi Reuters.
Siç ka deklaruar Marin, nga java e ardhshme do të shërbejë si ligjvënëse e rregullt në parlamentin e sapozgjedhur.
“Do të filloj punën time si anëtare e parlamentit javën e ardhshme dhe shpresoj se mund të bëj një jetë më të qetë”, ka thënë Marin në një konferencë shtypi, duke shtuar se ajo nuk do të kandidojë për presidente.
Ajo më tej ka shtuar se nuk ka marrë asnjë ofertë për pozita ndërkombëtare.
Marin kërkoi një mandat tjetër si udhëheqëse e Finlandës në zgjedhjet e së dielës së kaluar, por partia e saj doli e treta pas Koalicionit Kombëtar të krahut të djathtë dhe partive finlandeze.