“Sapo dolëm nga intervenimi”, Leonora Jakupi sqaron çfarë ndodhi me syrin

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, ka sqaruar gjendjen e syrit të saj, për të cilin që nga dje është diskutuar në publik.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se i është nënshtruar një intervenimi në kapakun e sipërm të syrit.

Mjeku që ka kryer intervenimin ka sqaruar se te Leonora ishte paraqitur një inflamacion i cili sipas tij, mund të krijohet nga kontakti me dorë, lotimi dhe pagjumësia.

“Sapo dolëm nga intervenimi. Në kapakun e sipërm te Leonora ishte një inflamacion, i cili mund të përshpejtohet nga një kontakt me dorë, nga lotimi dhe nga pagjumësia”, ka deklaruar mjeku.

Ndërkaq, Leonora ka treguar se procedura ka zgjatur shumë pak.

“Intervenimi ishte shumë i shpejtë”, ka deklaruar këngëtarja.

Të ngjashme