“Sara dhe Ledri u ndanë për klikime dhe tani nuk dinë si të ribashkohen!”

| 11 Jan 2024 | 13:58 | Nga

Historia e ndarjes së Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës prej javësh ishte kryefjala e të gjitha mediave. E teksa menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, ishte i vetmi që reagoi asokohe duke konfirmuar ndarjen, thuhet se ishte edhe ai që e krijoi atë në kohën kur çifti pati përplasjen me Dafinën.

Së fundmi burime për “Iconstyle” kanë pretenduar se e gjithë ndarja është bërë për vëmendje dhe klikime, të cilën duhet thënë që e arritën.

Kjo ndarje, sipas këtyre burimeve të pakonfirmuara, u bë për t’ia kaluar Dafinës me klikimet. “Tashmë atë kanë ngecur duke mos ditur se si të rregullojnë gabimin dhe që pas kësaj ndarjeje të bujshme ata të rikthehen sërish, pa u ndarë asnjëherë”.

Mbetet për t’u parë nëse këto burime janë të vërteta apo thjesht Sara dhe Ledri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe rikthim mes tyre nuk do të ketë.

Të ngjashme