Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të dytë?

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas zërave që po qarkullojnë në rrjetet sociale se mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Moderatorja, e cila është nëna e vogëlushes Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi, reagoi menjëherë ndaj këtyre spekulimeve përmes një postimi në Instagram.

Gjatë një pyetësori me ndjekësit, njëri prej tyre e pyeti drejtpërdrejt:

“Mos je prapë shtatzënë?”

Sara iu përgjigj me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot humor:

“Jeni të paparë pz”

Përveç reagimit të saj, moderatorja ndau edhe një mesazh të ëmbël që ka marrë nga Bardhi me rastin e 8 Marsit, ku ai shkruante:

“Urime 8 Marsi. Nëna ime. Motra ime. Dhe nëna e fëmijëve të mi (Sara). Nga Bardhi.”

Ky mesazh ka bërë që fansat të komentojnë edhe më shumë mbi lidhjen e tyre të fortë, ndërsa çifti vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerit në showbizin shqiptar. 

Të ngjashme