Sara Hoxha ka vendosur të ndryshojë “look” pas ndarjes nga Ledri Vula.
E sigurisht tashmë që po vjen viti i ri një ndryshim i tillë bëhet edhe më i nevojshëm.
Influencerja ka publikuar ditën e sotme disa foto në Instagram, ku shihet se i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje dhe duket sërish kaq bukur.
Megjithatë ndjekësit e saj kanë vërë re një tjetër detaj në këtë ndryshim që ka pësuar Sara, e cila sipas tyre është frymëzuar nga ish-partnerja e Ledrit, Dua Lipa.
Këngëtarja së fundmi i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje, ngjyrë kjo që është kthyer në një trend kohët e fundit nga vajzat shqiptare dhe jo vetëm.