Sara Berisha dhe Dj Pm prej më shumë se një viti kanë nisur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin, ku u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother Vip”.
Çifti e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.
Së fundmi kudo po qarkullon lajmi se Sarah dhe Pm janë në pritje të një fëmije dhe nuk është hera e parë që është aluduar një gjë e tillë.
Ka mjaftuar një foto me barkun paksa të fryrë dhe të gjithë njerëzit të mendojnë se influencerja është shtatzënë.
Së fundmi motra e Sarës, Ditea ka postuar në Instagram një foto së bashku, ndërsa komentet që influencerja është në pritje të ëmbël ishin të shumtë.
“Barku i Sarës tregon që mbëse jeni 3”– ka komentuar një fanse.
“Në fakt jemi 4 se i ka binjak”, i është përgjigjur me ironi Ditea duke ua vënë kapakun njëherë e mirë aludimeve se motra e saj është shtatëzënë.