Sarah Berisha u përgjigjet aludimeve se është martuar në fshehtësi me Dj PM

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Dyshja, lidhja e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë zbuluar se ndodhen me pushime. Ata kanë ndarë disa momente me ndjekësit në rrjete sociale, ndërsa iu janë përgjigjur dhe interesit të tyre.

Gjatë bisedës virtuale që ka realizuar blogerja, njëri prej ndjekësve ka shkruar: “A mos jeni në muaj mjalti që po bëni kaq shumë pushime bashkë?” Përpara se këto hipoteza të pushtonin rrjetet sociale, blogerja dhe moderatorja e emisionit “Kosherja”, ka sqaruar se janë thjesht me pushime.

“PM gjatë verës më shumë e keni parë ju se unë. Nuk është muaji mjalti, janë thjesht pushime verore, pas sezonit”, tha Sarah duke sqaruar se nuk kanë kaluar shumë kohë gjatë verës për shkak të angazhimeve. /abcnews.al

https://streamable.com/m3nmst

Të ngjashme