Sarah Jessica Parker është një aktoret më të njohura të kinematografisë amerikane si dhe në rrafshin ndërkombëtar.
Aktorja hollivudiane ka luajtur në një numër të madh të filmave, por më e famshme u bë me rolin e Carrie Bardshawit në hit serialin, “Sex and The City”.
Ajo është e njohur edhe si lexuese e rregullt e librave, ku në serial mëshiron rolin e një editoriale në një gazetë njujorkeze.
Biondina së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka zbuluar titujt e librave që iu ka preferuar fansave t’i lexojnë gjatë këtyre ditëve të verës.
“Nëse dikush është duke kërkuar tituj të librave, unë fuqishëm po iu rekomandoj këto libra që muajt e fundit i kam lexuar”, ka shkruar ndër të tjerash artisjta në rrjetet sociale.
Ndryshe, 54-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.