Sarajeva po përgatitet për Paradën e parë të Krenarisë, e cila planifikohet të mbahet nesër, më 9 shtator, me qëllim që të përkrahë komunitetin LGBTI.
Në prill të këtij viti ishte paralajmëruar parada dhe njëri nga organizatorët, Branko Çulibak, kishte deklaruar se parada do të mbahet nën moton “ka për dalje”- kjo moto ishte përdorur përgjatë viteve në Bosnje në linjat e autobusëve kur kishte për të dalë udhëtarët nga autobusi.
Edhe përskaj paralajmërimeve për kundër-protestë, policia dhe organizatorët janë të bindur se kjo Paradë e Krenarisë do të zhvillohet me sukses dhe e sigurt./alsat