Sarrazin nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të vizitojë Kosovën nesër.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thuhet se Sarrazin do të zhvillojë takime me zyrtarë në Kosovës.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.

Më pas, ai do të mbajë një deklarim për media duke filluar nga ora 17:45.

Të ngjashme