Emisiri i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se sigurimi i energjisë për gjashtë shtetet ballkanike është prioritet në Bruksel, Berlin dhe Paris.
“Bashkimi Evropian e ka prioritet sigurimin e energjisë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të agjendës së gjelbër dhe do të ketë rezultate konkrete nesër. Sigurimi i energjisë i Ballkanit Perëndimor është prioritet në Bruksel, Berlin e Paris”.
Sarrazin, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha se nesër do të jetë një ditë e madhe për rajonin, Kosovën dhe BE-në, njofton Klankosova.tv.
“Nesër do të jetë një ditë e madhe për rajonin, Kosovën dhe BE-në pasi do të kemi zhvillimi konkrete nga procesi për rajonin në njërën anë dhe duam të fuqizojmë bashkëpunimin rajonal në energji veçanërisht në sigurinë e energjisë dhe solidaritetin në agjendën e gjelbër”.
“Kosova nuk është jashtë Evropës por në tavolinë me ne dhe kërkojmë të bëjmë dimensione të reja të tregut ku edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të kontribuojnë me njohjen e diplomave dhe profesioneve duke krijuar lirinë e lëvizjes në një treg të lirë” u shpreh Sarrazin.