Sarrazin takon përfaqësuesit e komuniteteve serbe dhe mediat

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron në një vizitë në Kosovë. Para takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar me Komandantin e KFOR’it, Angelo Mikele Ristuccia, për të folur lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit.

Sarrazin do të takohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve serbe. Ndërsa një gjysmë orë, Sarrazin e ka ndarë për përfaqësuesit e mediave në Kosovë. Këto takime do të mbahen në selinë e EULEX-it në jug.

Të ngjashme