Pas refuzimit të Pep Guardiolas, skuadra Juventus është e vendosur që ta përvetësojë trajnerin italian, Maurizio Sarri.
Sarri mori kritika të ashpra gjatë sezonit të tij të parë në Chelsea, pavarësisht faktit se ai e çoi klubin në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Tani ai e ka mundësinë që t’ia zë vendin Massimiliano Allegrit në Torino dhe të bëhet menaxher i skuadrës italiane.
Ndërsa për menaxherin Pep Guardiola thuhet se dëshiron të qëndrojë në Manchester City.