Chelsea s’ka vend më për Gary Cahill.
Është menaxheri i The Blues që i ka thënë mbrojtësit që është i lirë të largohet, shkruan Calciomercato.
Cahill ka dështuar që ta bindë italianin se meriton të jetë titullar. Madje ai deri tash ka vetëm një paraqitje në Premier League.
Milan llogaritet të jetë destinacioni i radhës për Cahill, por që rikthimi në fitness i dyshes Mattia Caldara dhe Mateo Musacchio ka vënë dyshime në një marrëveshje të mundshme.