Callum Hudson-Odoi, një nga talentet e rinj më të mirë anglez, është duke hezituar të firmosë kontratë të re me Chelsean dhe është e lehtë të shihet arsyeja pse.
Ai nuk po e ndien aktualisht fare dashurinë e trajnerit.
Duke u futur në ndeshjen e fundjavës në Premier League, 18-vjeçari Hudson-Odoi po vinte nga një prej javëve më të mira të karrierës. Ai kishte luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar me përfaqësuesen “A” të Anglisë – ende pa luajtur titullar në Premier League – në eliminatoren për Euro 2020 në udhëtim kundër Malit të Zi, ku u fye në baza raciste nga një grup i tifozëve vendas.
Sigurisht se ishte momenti që trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ta përgëzonte publikisht sulmuesin anësor. Të mbante lart besimin e tij dhe t’i jepte kurajë.
Mirëpo, Hudson-Odoi mori vetëm një kritikë të vogël nga Sarri, që tha se shumë pak e kishte shikuar ndeshjen Angli – Mal i Zi, pasi kishte 14 lojtarë të grumbulluar nëpër përfaqësuese.