Cristiano Ronaldos i duhet ta rigjejë shkëlqimin tani pasi që është në gjendje shumë të mirë fizike përsëri, sipas trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri.
Sulmuesi dhe kapiteni i Portugalisë ka pasur vështirësi me një problem në gju javët e fundit, duke u detyruar të zëvendësohet herët në ndeshje të ndryshme të muajit të kaluar.
Ai u zëvendësua herët në ndeshjet e Juventusit kundër Lokomotiv Moscow dhe Milan muajin e kaluar, si dhe nuk u ftua fare kundër Atalantës javën e kaluar.
Megjithatë, Ronaldo u rikthye kundër Atletico Madridit në mesjavë dhe shënoi nga penalltia kundër Sassuolos në barazimin 2:2 të dielën, duke ia siguruar një pikë Juves në Allianz Stadium.
“Ai e ka rifituar fuqinë. Tani po tregohet më i mirë në momentet finale”, tha Sarri pas ndeshjes.
“Hapi i radhës është ta rikthejë shkëlqimin”, shtoi ai.