Sarri thotë se tifozët e Juventusit kanë të drejtë të përcjellin në stadium ndeshjen me Lyonin

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sari thotë se tifozët e klubit të tij kanë çdo të drejtë për të qenë në tribuna në ndeshjen e sotme të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në udhëtim kundër Lyonit, përkundër shqetësimeve për shpërndarjen e koronavirusit.

Virusi ka marrë jetën e 11 personave në Itali dhe Juventusi do të përballet me Interin pa shikues në ndeshjen e të dielës në ligë.

Por, Siarri thotë se çështja e koronavirusit është “problem evropian, e jo problem italian”.

“Qartë se duhet të konfrontojmë problemin dhe autoritetet duhet të frenojnë atë së pari. Në Itali ne kemi bërë 3500 teste dhe kemi një numër të caktuar të rasteve pozitive. Në Francë janë bërë rreth 300 teste, kështu që po të bëheshin po aq teste, atëherë sigurisht do të kishte shumë më tepër pozitiv”, ka thënë Sarri, përcjell BBC të mërkurën, transmeton “Koha.net”.

Është njoftuar më herët këtë javë se ndeshja e 1/16 së finales të Ligës së Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit të enjten do të luhet pa shikues.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka thënë es do të lejojë gjitha ndeshjet tjera në kupat evropiane të luhen me shikues, me përjashtim të ndeshjes Inter – Ludogorets.

Mirëpo, Laurent Fautra, kryebashkiaku i Decines, ku gjendet stadiumi “Groupama” i Lyonit, dhe kryebashiaku i Meyzieut fqinj, Christophe Quiniou, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët duket i bërë thirrje autoriteteve franceze të mos lejojnë tifozët e Juventusit të futen në stadium.

Të ngjashme