Maurizio Sarri ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në Premierligë si trajner i Chelseat, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se ai do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin në pozitën e trajnerit të Juventusit.
Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri pasi u bë e ditur se i ka ndarë rrugët me Massimiliano Allegrin, i cili këtë muaj bëri të ditur se do të largohej nga Juventusi pas pesë titujve radhazi të Serisë A.
Sarri, i cili ishte nënkampion i Serisë A me Napolin në sezonin 2017/18, përflitet si kandidati favorit për ta marrë punën e trajnerit në Juventus. Por, 60-vjeçari është tifoz i madh i futbollit anglez.
“Për mua, në fillim, ishte shumë e vështirë t’i kuptoja lojtarët e mi dhe mendësinë e tyre. Por pas një janari të vështirë, në shkurt ata filluan të ndryshojmë. Kështu mendoj, ndoshta isha unë ai që ndryshoi”, ka thënë Sarri.
“Në këtë moment, i dua shumë ata. I kanë 22 lojtarë të mrekullueshëm, kështu që jam shumë i lumtur me ta. Natyrisht, unë duhet ta shqyrtoj të ardhmen time. Duhet ta kem parasysh që unë e dua futbollin anglez dhe e dua Premierligën”.
“Kam kontratë me Chelsean edhe për dy vjet të tjera, kështu që së pari do të flasë me Chelsean. Por, ky nuk është momenti i duhur. Tani duhet të mendojmë për finalen”.
Chelsea takohet sonte me Arsenalin në finale të Ligës së Evropës, në Baku të Azerbajxhanit.