Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri mund të mbetet pa punë këtë fundjavë, nëse kampioni i Italisë pëson nga rivali për titull, Interi.
Kështu ka raportuar të premten “Mail Online”. Drejtuesit e Juventusit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si Sarri po i trajton lojtarët e tij. Pozita e tij është rrezikuar edhe më shumë pas humbjes së Juventusit nga Lyoni në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Juventusi e pret Interin e Antonio Contes të dielën mbrëma. Sarri është në presion, ndonëse Juve udhëheq në Serie A me 60 pikë. Interi është i treti me 54 pikë, ndërsa Lazio renditet e dyta me 59 pikë.