Satelitët tregojnë pamje të trenit privat të Kim Jong Un, në shtëpinë e tij të pushimeve

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse gjatë ditës së sotme në disa raportime nga mediat ndërkombëtare u konfirmua vdekja e Kim Jong Un, në media kanë dalur disa pamje të satelitëve.

Në këto pamje sipas tyre shihet treni privat i Kim Jong Un, i cili ishte në shtëpinë e tij të pushimeve

Edhe pse vendndodhja e Kim mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor aty pranë sugjeron se ai ka vizituar vendkalimin.

Fotografitë më të fundit, nga 23 Prilli tregojnë trenin që po përgatitet për nisje.

Kompleksi Wonsan përfshin nëntë bujtina të mëdha dhe qendra rekreative, si dhe një varg qitjeje dhe dok i mbuluar që besohet të jetë për një jaht. Në qendër të bazave është një ndërtesë e madhe që u ndërtua menjëherë pasi Kim Jong Un erdhi në pushtet në 2014./ge

Të ngjashme