Kompania Saudite Aramco ka njoftuar se ka ushtruar mundësinë e saj “të gjelbër” për të shitur 450 milionë aksione, duke rritur madhësinë e ofertës publike (IPO) në një rekord prej 29.4 miliardë dollarësh.
Saudi Aramco në muajin dhjetor të 2019-së kishte mbledhur 25.6 miliardë dollarë nga shitja e tre miliardë aksioneve me vlerë prej 8.53 dollarë për aksion, përcjell Telegrafi.
Mundësia e gjelbër ose mbivendosja e tepërt, lejon kompanitë të lëshojnë më shumë aksione në një ofertë publike kur ka kërkesë më të madhe nga pjesëmarrësit në ofertë.
“Asnjë aksion shtesë nuk po ofrohet sot në treg dhe menaxheri stabilizues nuk do të mbajë asnjë aksion në kompani si rezultat i ushtrimit të opsionit mbi-shpërndarës”, tha kompania në një njoftim.
Aksionet e Saudi Aramco kanë qenë të paqëndrueshme mes tensioneve të shtuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili shtrihet përtej Gjirit nga Arabia Saudite.