Save the Children dhuron pako edukative dhe higjienike për fëmijët me aftësi të kufizuar

????????????????????????????????????
Prishtinë | 05 Maj 2020 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Save the Children në Kosovë sot do të bëj shpërndarjen e 100 pakove me material didaktik, lodra edukative dhe pajisje higjienike.

Pakot do të shpërndahen në dhjetë (10) shkolla fillore të Kosovës të cilat mbështesin arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuar të mbështetura përmes projektit ‘Promovimi i arsmit gjithëpërfshirës në Kosovë’ që zbatohet nga Save the Children në Kosovë në shtatë komuna të Kosovës. 

Në këtë përiudhë kur po përballëmi me një pandemi globale të coronavirusit (COVID-19), është e rëndësishme që të ofrojmë qasje të barabartë për të gjithë fëmijët në arsimin gjithëpërfshirës nga distanca. Duke parë që në Kosovë kjo mungon, Save the Children në Kosovë, javën që shkoi mundësoi zhvillimin e platformës për arsim gjithëpërfshirës në distancë http://arsimigjitheperfshires.rks-gov.net/

Në të njëjtën kohë, këto pako me materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisje higjienike dhe materiale me mesazhe vetëdijesuar për mbrojtje nga coronavirusi, do të shërbejnë si mbështetje shtesë për të gjithë vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuar që të mund të zhvillojnë aktivitetet edukative në kushte shtëpie. Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, dhe zyret lokale të Save the Children duke respektuar protokollet e sigurisë dhe procedurat standarde të operimit gjatë pandemisë COVID-19.

Save the Children në Kosovë është prezente në Kosovë që nga viti 1997, dhe punon për të siguruar të drejtat për të gjithë fëmijët në Kosovë përmes misionit të saj. Në fushën e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë, Save the Children ka punuar vazhdimisht për të siguruar qasje më të mirë në arsimim gjithëpërfshirës në Kosovë.

Kjo është realizuar duke mbështetur ngritjen e numrit të mësimdhënësve mbështetës në institucione parashkollore dhe shkolla fillore; përkrahjen e ekipeve vlerësuese komunale; ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimit në ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës; si dhe zhvillimin e instrumenteve të ndryshme që përmirësojnë qasjen dhe cilësinë në arsim gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Të ngjashme