“Save the Children” shënon 100-vjetorin e themelimit, kërkohet të bëhet më shumë për të drejtat e fëmijëve

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 19:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Save the Children” ka shënuar 100-vjetorin e themelimit e cila në Kosovë operon prej viti 1997, raporton Ekonomia Online.

Në organizimin për shënimin e kësaj dite, drejtori i “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, tha se rrugëtimi në realizmin e të drejtave të fëmijëve nuk ka qenë i lehtë.

“Këtë vit “Save the Children” ka mbushur 100 vite. Rrugëtimi ynë në realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk ka qenë i lehtë. Sot ne mbesim të përkushtuar për të bërë gjënë e duhur, duke i kthyer të drejtat në realitet për secilin fëmijë në Kosovë. Nëse shohim nga një perspektivë globale bota për fëmijët është pakrahasimisht ndryshe nga ajo e vitit 1999. Kemi shpëtuar mijëra jetë të fëmijëve dhe jemi siguruar që shumë vajza e djem të kenë qasje dhe të ndjekin një arsim cilësor”.

Kryeziu shtoi që përkundër vështirësive që dalin gjatë rrugëtimit ata nuk  heqin dorë deri në realizimin e potencialit të fëmijëve.

“Qasjet dhe veprimet nuk kanë ndryshuar por burimi i motivimit për ne mbetet një dhe i vetmi. Edhe pse vështirësitë dalin gjatë rrugëtimit  por ne nuk do të heqim dorë nga sfidimi i strukturave dhe sistemeve që i mohojnë vajzave dhe djemve për realizimin e plotë të potencialit të tyre. Për të vazhduar këtë rrugëtim besoj se kemi nevojë për bashkëpunime të ndërsjella në nivel qendror dhe global”, tha Kryeziu.

Përfaqësuesja e fëmijëve, Vesa Vishja, tha që fëmijët kanë të drejtë të ngrisin zërin për ata që sillen keq ndaj tyre.

“Jam shumë e lumtur të flas para jush si anëtarë e grupit të parë monitorues të fëmijëve “Respect Our Rights” të themeluar në vitin 2004 nga Save the Children në Kosovë. Ne kemi të drejtën ta ngrisim zërin për atë se si të tjerët sillen dhe kujdesen për ne, se çfarë na mëson sistemi arsimor dhe se për çfarë lloj shërbimesh kemi nevojë që të jeni të mbrojtur të shëndetshëm dhe të lumtur. Nevojat, karakteristikat e aftësitë tona mund të jenë të ndryshme por ëndrrat dhe synimet tona janë rë përbashkëta. Me respektimin e të drejtave tona nënkuptojmë lëvizjen tonë me hapa të vegjël por të përditshëm drejt arritjes së ndryshimit të dëshiruar për fëmijë”, tha Vishaj , raporton EO.

Këtë vit “Save the Children” për të drejtat e fëmijëve po shënon 100-vjetorin e themelimit me moton 100 vjet punë, 100 vjet mbështetje për mbi 1 miliardë fëmijë në nevojë në mbi 120 vende të botës.

Të ngjashme