SBAShK: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i Gjykatës

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës, sidomos ndaj vendimi të ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, për vendimin e tij për kompensimin e orëve të humbura.

Pas debatit në Këshillin Drejtues SBASHK ka marrë vendim:

“Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur me ligjshmërinë e aktvendimit të MASHT-it numër 911 të datës 27.02.2019, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Sindikata e Bashkuar apelon tek  Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale, që të presin deri në vendimin përfundimtare të Gjykatës, njofton Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës përcjellë Klan Kosova.

Të ngjashme