SBAShK: Orët zëvendësohen për një javë nëse rritet koeficienti për mësimdhënësit e klasave 1 deri 5

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 12:22 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBAShK) ka mbledhur kryesinë e vet për të diskutuar për zëvendësimin e orëve të humbura, raporton Ekonomia Online.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se nëse Kuvendi voton dhe bën ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve të klasave 1 deri 5 baras me ata 6 deri në 9, atëherë do të kompensohet një javë në fund të vitit shkollor.

“Të barazohen edhe sekretarët edhe pedagogët. Të gjithë votuan pro. Ne zotohemi se do ta mbajmë një javë në fund të vitit, por nëse kjo nuk ndodh atëherë s’ka zëvendësime. Ju e autorizoni SBASHK-un që ta bëjë një kërkesë që ministri ta tërheq definitivisht vendimin për orët e humbura. Po gabon kushdo që mendon se do t’i zëvendësojmë 3 javë. Ne do të kërkojmë humanitet nga ju që për hir të kolegëve 1-5 t’i kompensojmë vetëm 1 javë dhe atë në fund të vitit shkollor”, tha Jasharaj.

Ai ka treguar se çka u diskutua në mbledhjen e komisionit për Arsim, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e MAShT-it.

“Kemi diskutuar me ministrin për vendimin e tij për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës cilën e kemi konsideruar jashtë ligjit dhe e kemi dërguar për padi në gjykatë. Në këtë takim kemi thënë se kompensim të orëve të humbura nuk do të ketë të cilën nuk e pritën mirë, por pastaj u mbajt një debat i cili nuk kaloi mirë ku u përcolla vendimin e mësimdhënësve se kompensim të orëve nuk do të ketë Pastaj u mbajë një mbledhje e Komisionit parlamentar për arsim ku këtu SBASHK-un e përfaqësoi Vjollca Shala. Dolëm në Komisionin Parlamentar me idenë që të mblidhen nënshkrimet, të thirret seancë e jashtëzakonshme dhe të votohet ndryshmi i amendamentit te Ligji i Pagave, i cili mundëson që kolegët që japin mësim nga klasa e parë deri në 5 të kenë ngritje të koeficientit, pra ky ishte qëndrimi ynë”, ka thënë Jasharaj.

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka kërkuar nga MAShT-i që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura ngase sipas saj edhe nëse realizohen kërkesat e tyre zëvendësim të orëve do të ketë vetëm një javë.

“Kemi qëndrim të qartë dhe kërkojmë nga ministria që të tërheqë vendimin për zëvendësimin e orëve të shtunave, nëse realizohen kërkesat tona orët zëvendësohen vetëm një javë pas përfundimit të vitit shkollor”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme