SBAShK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues lidhur me veprimet sindikale që ata do i ndërmarrrin lidhur me mos realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharj ka thënë se ekzekutivi nuk i ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara në qershor të vitit të kaluar.
“E vetmja pikë e këtj këshilli të jashtzakonshëm është marrja e veprimeve sindilake të SBAShK-ut për shkak të mos respektimit nga ana e koalicionit qeverisës të marrëveshjes së nënshkruar me SBAShK-un me 5 qershor 2017. Për të arritur që këto çështje, t’i vëm në jetë me dialog kemi pasur dy takime me kryeministrin Haradinaj, dhe në dy takimet me autorizimin tuaj e kam adresuar vetëm si çështje ligjin për statutin e mësimdhënësve të Kosovës ne kemi marrrë premtimin e tij dhe ka thënë një po të fuqishme”, tha Jasharaj.
Ai tha se për veprimet tjera nëse kerkesat nuk plotësohen, do të vendoset në kongresin që do të mbahet më 24 shkurt.
“Unë jam I bindur se nëse nuk lëvizin cështjet sidomos te ligji për statutin e mësimdhënësve të viteve të 90, gjasat janë teper të mëdha që kongresi të shkojë në gervë të pacaktuar, e cila do të zgjasë deri sa të plotësohen kerkesat një nga një”, tha Jasharaj.
Nënkryetari i SBAShK-ut, Lutfi Mani ka treguar për listat e antarëve të SBAShK-ut, nëpër komuna të cilët kanë mbështetur sindikatën për marrjen e vendimeve sindikale për mos realizimin e kërkesave nga qeveria.
“Gjithsej janë 85% e antarësisë së SBAShK-ut apo institucioneve tona në nivel të shtetit që deri në ditën e djeshme kanë mbështet kërkesat e juaja për veprime të sindikatës”, tha Mani.