SBAShK-u i vendosur të pritet vendimi i Gjykatës

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media ka njofuar se do SBAShK-u do të pres vendimin e Gjykatës.

Në komunikatë njofohet se MAShT dhe deputetët në një seancë të parlamentit nëse ndryshojnë koeficientet për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë do të apelojnë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë  mësimin për një javë në fund të vitit mësimor

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman  Jasharaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala, Bardh Bardhi, kryetar i sindikatave të Universiteteve, Rexhep Sadiku, kryetar i Kuvendit të Arsimit të Mesëm të Lartë të Kosovës dhe Blerim Mehmeti, kryetar i Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët të Kosovës,  me iniciativën e zëvendësministrit Arbër Geci është takuar me Ministrin Bytyqi dhe zëvendësministrin Geci.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale të krijuar në arsimin parauniversitarë të Kosovës. Kryetari i SBAShK-ut paraqiti qëndrimin e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut, të cilët janë të vendosur ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës pasi janë të mendimit që verdikti përfundimtar do të jetë në favor të tyre. Kryetari i SBAShK-ut në këtë takim paraqiti edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet  nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fund vit dhe në këtë rast SBAShK do të merr për obligim të bisedoj me mësimdhënësit që në fund vitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë  për  mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5.

Gjithashtu pas këtij takimi Kryesia e SBAShK-ut në një takim të jashtëzakonshëm shqyrtoj ftesën e bërë nga Komisioni Parlamentar për Arsim që një ftesë të tillë Komisioni Parlamentar për Arsim ja ka bërë edhe MASHT-it dhe vendosi që në emër të SBAShK-ut të merr pjesë nënkryetarja e SBAShK-ut Vjollca Shala dhe Kryetari i Arsimit Fillor Blerim Mehmeti, të cilët do të paraqesin qëndrimin e anëtarësisë së SBAShK-ut ashtu siç e paraqitën edhe para Ministrit Bytyqi.

Të ngjashme