Sindikata e Arsimit konfirmoi se do t’i bashkohet protestës më 7 gusht në Prishtinë kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Anëtarët e SBASHK-ut, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e protestës
madhështore paqësore të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Më 7 gusht, ora 17, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të dëgjohet zëri ynë i
fuqishëm, në përkrahje të bijve më të mirë të kombit, që padrejtësisht po mbahen prapa
grilave në Hagë.
Pjesëmarrja e gjerë e punëtorëve të arsimit, shkencës dhe kulturës në këtë protestë është
një mesazh i qartë: ne nuk harrojmë sakrificën!
Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin
tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë,
për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”, thuhet në kumtesnë e SBASHK-ut.