SBASHK-u merr pjesë në Asamblenë e UNESCO-s

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Asambleja e UNESCO-s është duke zhvilluar punimet me Konferencën
dedikuar problemeve në arsim kudo në botë. Në këtë ngjarje të madhe për
arsimin po merr pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala si njëra prej anëtarëve të delegacionit të Internacionales Botërore të Arsimit (EI).

SBASHK-u falënderon Internacionalen Botërore të Arsimit për nderin që i
është bërë duke e përfshirë në delegacionin e saj përfaqësuesen e SBASHK-ut dhe duke i dhënë mundësi asaj të jete pjesë e kësaj ngjarje të madhe edhe
përkundër faktit se Kosova, nga shkaku i pengesave që po bën Serbia, ende nukm është anëtare e Organizatës së kombeve të Bashkuara për Arsim.

Konferenca për Arsim e UNESCO-s është duke debatuar dhe duke bërë
presion në ministritë e vendeve që arsimi i lartë të jetë gjithëpërfshirës dhe i arritshëm për të gjithë pa dallim gjinie e përkatësisë kombëtare e besimit.

Përfaqësuesja e SBASHK-ut do të angazhohet gjatë gjithë kohës së
Konferencës që të ketë takime me kolegë nga vende të ndryshme dhe të
kërkojë angazhimin e tyre të shtetet gjegjëse me qëllim që të shtohen zërat e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë Botërore.

Në të njërën kohë kur po zhvillohet kjo ngjarje e madhe e UNESCO-s në
Pariz, Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) po zhvillon një
Konferencë përmbyllëse për të bërë analizën e arritjeve dhe sfidave në arsimin e Evropës duke vënë në theks të veçantë vlerat e përbashkëta e po ashtu edhe gjithëpërfshirjen.

Mes sindikatave nga 28 shtete pjesëmarrëse janë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, Ymer Ymeri dhe Vlora Rexhepi Berisha. Në hapje të
kësaj ngjarje arsimore kryetarja e ETUCE, Christine Blover ka bërë një
prezantim të angazhimeve, sfidave dhe arritjeve gjatë këtij viti për t’u ndalur edhe të angazhimet për vitin që vjen në shërbim të unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit të sindikatave në shërbim të anëtarësimit dhe misionit të tyre për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve arsimor të Evropës.

Të ngjashme