Këtë të shtunë nuk zëvendësohen orët e humbura, SBAShK-u kërkon marrëveshje të veçantë

| 13 Tet 2022 | 11:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se të shtunën nuk do të mbahet mësim, pavarësisht kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit për orët e humbura në grevë, raporton Ekonomia Online.

 Jasharaj ka thënë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

Sipas tij, Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e mësimit të humbura nga greva nuk kompensohen – përveç nëse palët nënshkruese, pra Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, arrijnë marrëveshje të veçantë.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë’”, tha Jasharaj.

“SBASHK është obligativ ta respektojë kontratën”, tha ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/komunat-serish-kerkojne-qe-oret-te-kompensohen-gjate-javes-ibrahimi-thote-se-problem-eshte-ngrohja/

Të ngjashme