SBAShK-u mirëpret rikthimin e nxënësve në shkolla, përsërit kërkesën për vaksinimin e mësimdhënësve

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 10:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) e ka mirëpritur lajmin që nxënësit e nivelit para universitar dhe atij të mesëm nga e hëna do të kthehen në objektet shkollore.

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se i gëzon fakti që nxënësit do të kthehen në shkolla nga 19 prilli, teksa ka shtuar se mësimdhënësit e preferojnë mësimin në shkolla si edhe në dobi të nxënësve.

“E kemi pritur mirë këtë lajme ngase edhe që nga fillimi mësimdhënësit e Kosovës janë deklaruar se shumë më tepër e preferojnë mësimin në institucione arsimore nga vetë fakti se edhe prindërit edhe qytetarët e Kosovës janë shprehur se mësimi në shkolla është më i lehtë për tu bërë edhe statistikat e MASh-it tregojnë se një numër i madh i tyre nuk ka mundur të kyçet dhe jo me fajin e tyre, por në mungesë të kushteve dhe pajisjeve teknologjike”.

“…momenti i kthimit në shkolla është edhe një dëshmi e përkushtimit të punëtorëve të arsimit por besoj se edhe institucionet edhe shteti duhet t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos që të gjejë miq ndërkombëtarë që të sigurojnë sa më shumë vaksina në mënyrë që kërkesa jonë ngase në këtë mënyrë do të jemi më të sigurt”.

Jasharaj tutje tha se janë bërë të gjitha përgatitjet në objektet shkollore, duke filluar nga dezinfektimi.

“Ne kemi kontakt me kolegët tanë nëpër shkolla dhe ata kanë thënë se gjatë pushimit pranveror është bërë një angazhim shtesë, janë dezinfektuar objektet shkollore, kushtet janë optimale të punës, dhe besoj që me kujdesin që do ta kenë punëtorët e arsimit uroj që edhe nxënësit ta ruajnë vetveten”.

Ai ka folur edhe për takimin që ka pasur javën e kaluar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ku tha se i kanë përsëritur kërkesën që ta kenë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve, raporton EO.

“Javën e kaluar kemi pasur ministrin Vitia dhe kemi biseduar edhe ne e kemi përsëritur që mësimdhënësit të jenë prioritet në vaksinim dhe me të kryer etapës për vaksinimin e të moshuarve në moshë të shtyrë pritet që të na vinë vaksina një kontingjent tjetër dhe do të bëjnë që ti kenë prioritet punëtorët e arsimit, mbase jo të gjithë por të bëhet një selektim”.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga e hëna më 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.

Të ngjashme