Raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 12-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, të vendosur deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit.
Me fillimin e grevës edhe në ditën e 12-të, Kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj se bashku me nënkryetarin e BSPK-së, z.Atdhe Hykolli vizituan grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht në çerdhen “Ardhmëria Jonë”, ora 9:15, SH.F “Gjon Serreqi” në ora 9:45 duke vazhduar në SH.M ,, Dr Shaban Hashani” në ora 10:20.
Delegacioni i Këshillit Qendror Grevist, bashkëbisedoi me grevistët për gjendjen aktuale, ku të gjithë ishin të brengosur së institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, tashmë të njohura për ngritje të koeficientit prej 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori.