SBASHK-u , paralajmëron bllokim të të gjithë sistemit arsimor

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 15:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur takim me kryetarët sindikal të komunave dhe Universiteteve ku kanë diskutuar rreth hapave që do të marrin në rast se tentohet të aprovohet buxheti për vitin 2020 pa koston e Ligjit të pagave, shkruan Ekonomia Online.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se do të insistojnë për një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Besnik Bislimi për  të biseduar rreth zbatimit të Ligjit të ri të pagave.  Jahsaraj ka paralajmëruar se do të merren masa sindikale në rast se buxheti i vitit 2020 aprovohet pa koston e Ligjit të ri të pagave.

“Ne duhet të përgatitemi të punojmë me anëtarsinë.  DO të mblidhemi prapë dhe do të marrim vendime ashtu sic na thotë anëtarësia. Në rast se tentohet të aprovohet buxheti i Kosovës për vitin 2020 pa koston e ligjit te pagave do të marrim masa sindikale.”, ka shtuar Jasharaj.

Sipas tij sindikalistët janë të zhgënjyer  për mos futjen e ligjit të pagave për vitin 2020.

Ai ka  paralajmëruar se në rast të ndonjë greve nuk do të bëhet zëvendësimi i orëve.  

Përkitazi me këtë Jasharaj ka bërë me dije se janë takuar edhe sindikatat e tjera në vend,  atë të shëndetësisë, të Policisë dhe Doganave.

Edhe përfaqësuesit e sindikatës nëpër komuna janë shprehur të gatshëm për grevë nëse aprovohet buxheti për vitin 2020 pa koston e Ligjit të pagave, shkruan Ekonomia Online.

Të ngjashme