Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claud Schlumberger.
Në këtë takim, kryeparlamentari dhe ambasadori kanë diskutuar për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në.
Kryeparlamentari Veseli tha se pjesë e sukseseve të institucioneve të Kosovës është bashkëpunimi me OSBE dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.
“Ne kemi ecur përpara dhe kemi shënuar progres duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe organizatat që ndihmojnë institucionet e Kosovës”, tha ai.
Ambasadori i OSBE e ka përgëzuar kryeparlamentarin Veseli edhe për hapësirën që i ka krijuar shoqërisë civile për të bashkëpunuar me Kuvendin.
“Kanë ndodhur shumë suksese në Kosovë për këto katër viteve dhe Kuvendi ka qenë më top të këtyre progreseve. E vlerësoj lart mënyrën se si i keni udhëhequr seancat parlamentare gjatë kësaj periudhe”, tha ambasadori Schlumberger.