Scholz dhe Kurti në konferencë të përbashkët nesër

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, teksa thotë se konferenca do të nisë në ora 16:00, njofton Klankosova.tv.

Ambasadori Rohde, mes tjerash, bën me dije se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nesër kancelari Scholz do të pres kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime të ndara në Berlin. Takimi me kryeministrin Kurti do të përcillet me një konferencë të përbashkët për media në orën 16:00”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme