Scholz, Macron dhe Meloni me deklaratë të përbashkët: Kosova ta nisë themelimin e Asociacionit, Serbia njohjen de-facto

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Tre liderët evropianë, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emanuel Macron, dhe kryeministrja itaniane Giorgia Meloni që mbajtën dje në Bruksel takimet me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët për zhvillimet e djeshme në kuadër të dialogut. Kësaj deklarate i bashkangjiten edhe Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ndërmjetësi Miroslav Lajçak dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se ata e mirëpresin angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialog dhe se do t’i marrin për bazë komentet e të dy liderëve për draft-statutin evropian për themelimin e Asociacionit, transmeton Reporteri.net.

Ky draft, thanë liderët, është i përpiluar me standardet më të larta evropiane.


Njësia Speciale Intervenuese paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë Qeveria për ta
Draft-statuti evropian për Asociacionin, zv. kryeministri i Kosovës: S’e kemi kompetencën për të konstatuar a përbën shkelje ndonjë formulim
Keqtrajtimi i 3-vjeçarit në çerdhe në Fushë Kosovë, Supremja ua ndërpret paraburgimin dy edukatoreve
“Mirëpresim angazhimin e dy palëve në diskutimet e djeshme në Bruksel. I marrim parasysh komentet e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për Statutin Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për ta zbatuar. Draft statuti që ne paraqitëm dhe miratojmë plotësisht përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuar nga palët”, thuhet në komunikatën e tyre.

Liderët kanë bërë me dije që, për të marrë diçka, secila palë duhet dhe të japë diçka. Në këtë kontekst, ata kanë kërkuar që Kosova ta fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndërsa Serbia njohjen de-facto të Kosovës.

“Prandaj, ne nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin angazhimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faza e zbatimit duhet të përparojë me të dyja Palët që të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht në mënyrë hap pas hapi bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa”.

“Për të arritur progres të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë siç është përshkruar në draft Statut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de-facto. Formalitetet, duke përfshirë edhe adaptimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në këtë çështje”.

Deklarata paralajmëron Kurtin dhe Vuçiqin se, në mungesë të përparimit, Kosova dhe Serbia “rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord shpejt për detajet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve, të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”. /Reporteri.net/.

Të ngjashme