Scholz në vendin e sulmit derisa numri i të vdekurve rritet: Jemi të shqetësuar për 40 të lënduarit rëndë

Prishtinë | 21 Dhj 2024 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi me veturë në një treg krishtlindjesh.

Së bashku me liderin e shtetit të Saksonisë Anhalt, Reiner Haseloff, të gjithë të veshur me të zeza, ata ecën në heshtje nëpër tregun e Krishtlindjeve përgjatë rrugës ku sulmuesi hyri me makinën e tij mes turmave mbrëmë duke vrarë pesë dhe duke plagosur 205. 41 prej tyre në gjendje kritike, shkruan The Guardian.

Ata shoqëroheshin nga ministrja e mjedisit Steffi Lemke dhe ministri i transportit Volker Wissing.

Scholz më pas foli për gazetarët.

Ai tha se ishte informuar për shkallën e sulmit dhe ishte i tronditur nga përmasat e tij.

“Afër 40 persona janë lënduar aq rëndë sa duhet të shqetësohemi shumë për ta”, tha ai.

Të ngjashme