“Nuk duhet t’i lejohet presidentit rus, Vladimir Putin, që ta diktojë paqen në një luftë në të cilën ai nuk do ta fitojë”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, shkruan AFP,
“Putin tashmë ka dështuar në qëllimet e tij strategjike”, tha kancelari gjerman në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos.
Plani i Rusisë për ta kapur të gjithë Rusinë “është edhe më larg sot se sa që ishte në fillim” të pushtimit me 24 shkurt teksa ukrainas ka bërë një mbrojtje impresive.
Putin ka nënvlerësuar fuqinë e aleatëve në përballjen e agresionit të tij në Ukrainë, tha Scholz, duke nënvizuar se Moska gjithashtu ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë t’i bashkohen NATO-s.
“Qëllimi ynë është kristal i qartë- Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe unë jam i bindur që ai nuk do ta fitojë”, u shpreh kancelari gjerman.
Scholz, që ka biseduar disa herë me liderin rus qysh kur filloi pushtimi i Ukrainës, tha se “Putin do të negociojë seriozisht për paqe vetëm atëherë kur e kupton se ai nuk mund ta thyejë mbrojtjen e Ukrainës”, përcjell “Periskopi”.
Dhe liderët perëndimorë, që kanë armatosur Ukrainën dhe që kanë vendosur sanksione të rënda kundër Rusisë, do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kievin, u zotua ai.
“Është çështje që t’i qartësohet Putin se nuk do të ketë paqe të diktuar. Ukraina nuk do ta pranojë atë, njejtë sikurse ne”, shtoi Scholz.
Megjithatë, Scholz nuk iu adresua drejtpërdrejt kritikave nga Ukraina që Gjermania nuk është duke lëvizur me shpejtësi në furnizimin e Kievit me armë të rënda.
Ai vetëm tha se mbështetja e Gjermanisë për Kievin do të vazhdojë të koordinohet me aleatët, kështu që NATO të mos bëhet palë në konflikt.