Në tryezën e parë të Samitit të dhjetë vjetorit të Procesit të Berlini, Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, për dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.
Siç e citoi televizioni publik gjerman, Schozl u ka bërë thirrje të dyve që të mos e shohin të kaluarën si pengesë për të ardhmen evropiane dhe se “…ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës.”
2/2 Në fjalim, kancelari Scholz u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të mos e shohin të kaluarën si një pengesë për të ardhmen evropiane. “…Ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës.” #berlinprocess #berlinprozess #Kosovo #Serbia pic.twitter.com/Ywdh3xfwgZ
— DW Shqip (@dw_shqip) October 14, 2024