Andre Schurrle është larguar nga Borussia Dortmund.
Skuadra gjermane, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Andre Schurrle është huazuar në Rusi, te Spartaku i Moskës.
Schurrle edhe sezonin e kaluar ka qenë i huazuar, në Premierligë te skuadra e Fulhamit.
“Ne i urojmë Andre Schurrle më të mirën në Moskë, maksimumin e sukseseve të mundshme”, ka deklaruar Marc Zorc.