Futbollisti gjerman, Andre Schurrle është larguar nga nënkampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund për ta nisur një aventurë të re.
Asistuesi i golit të fitores në finale e Kupës së Botës më 2014 është bërë lojtar i klubit rus, Spartakut të Moskës.
Megjithatë, ish-lojtari i Chelsea-s do t’i bashkohet Spartakut në formë huazimi deri në qershor të vitit të ardhshëm, sipas njoftimit nga Bletat.