Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, ka vendosur të dhurojë një milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit.
Aktori hollivudian paratë e tij ia ka dhuruar fondacionit Flexport, i cili synon të grumbullojë pesë milionë dollarë për të grumbulluar pajisje mjekësore për spitalet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç donacionit, Schwarzenegger e ka publikuar edhe një link duke u bërë ftesë njerëzve që të dhurojnë para, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet shuma prej pesë milionë dollarësh.
“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të qëndroj ulur dhe të ankohem për ndonjë situatë. Gjithmonë besoj se të gjithë duhet të përfshihemi dhe ta përmirësojmë situatën”.
“Kjo është vetëm një prej mënyrave që t’i mbështesim heronjtë tanë nëpër spitale, ndërsa unë jam krenar që jam pjesë e gjithë këtij tregimi dhe që mund të ndihmoj”, ka deklaruar aktori.